ECOTEK Logo
Sa do të më kushtojë instalimi i pompës termike?

Çfarë paisjesh përcjellëse i duhen pompës termike?

Sa do të më kushtojë instalimi i pompës termike?

2025-10-19
Kryefaqja/Blog/Sa do të më kushtojë instalimi i pompës termike?

Për të pasur një sistem funksional, ju duhet të llogarisni edhe koston e të gjitha pajisjeve ndihmëse.


Kur planifikoni të investoni në një sistem ngrohjeje, pyetja e parë dhe më e natyrshme është ajo e kostos? Megjithatë, kur flasim për pompat termike, është thelbësore të kuptojmë se vetë pajisja është vetëm burimi i energjisë për ngrohje. Që kjo energji të transmetohet në mënyrë efikase në dhomat e shtëpisë suaj, nevojitet një generi e tërë elementesh të tjera përcjellëse.

Pra, çmimi i pompës termike është vetëm një pjesë e ekuacionit. Për të pasur një sistem funksional, ju duhet të llogarisni edhe koston e të gjitha pajisjeve ndihmëse.

Çfarë paisjesh përcjellëse i duhen pompës termike?

Më poshtë janë të listuara komponentët kyç që i duhen një sistemi të plotë të ngrohjes me pompë termike:

1. Radiatorët, Ngrohja e Dyshemesë apo Fan Coilerat

Së pari, pompa termike bën punën e saj kryesore: ngroh ujin në sistem. Por, ky ujë i ngrohtë duhet ta "lirojë" nxehtësinë diku brenda shtëpisë suaj. Këtu hyjnë në lojë shkëmbyesit e temperaturës. Këta mund të jenë:

  • Radiatorët: Që lirojnë nxehtësinë në ajrin e dhomës.
  • Ngrohja e Dyshemesë: Ku gypat e shtrirë nën dysheme e ngrohin atë, e cila më pas ngroh të gjithë dhomën.
  • Fan Coilerat: Të cilët e thithin ajrin e dhomës, e kalojnë atë përmes ujit të ngrohtë dhe e fryjnë përsëri në dhomë.

Pra, pompa termike pa një sistem efektiv të shkëmbimit të temperaturës me ujë nuk ka si të funksionojë.

2. Pompa Qarkulluese

Për të lëvizur ujin e ngrohtë nga pompa termike (që shpesh ndodhet jashtë) deri te sistemi juaj i brendshëm (radiatorë, ngrohje dyshemeje, apo fan coila) dhe për ta kthyer atë mbrapsht, i duhet një forcë shtytëse. Këtë detyrë e kryen pompa qarkulluese. Me motorin e saj rrotullues, ajo siguron që uji të jetë vazhdimisht në lëvizje, duke shpërndarë nxehtësinë në mënyrë të barabartë.

3. Ena Ekspanduese

Ndërsa temperatura e ujit në sistem rritet dhe zvogëlohet, ndryshon edhe vëllimi i tij (uji zgjerohet kur nxehet dhe tkurret kur ftohet). Brenda një rrjeti të mbyllur, ky ndryshim në vëllim shkakton ndryshime të mëdha në shtypjen (presionin) e ujit. Për të mbajtur këtë shtypje stabile dhe për të parandaluar dëmtimin e gypave apo pajisjeve, është e domosdoshme të instalohet një enë ekspanduese, e cila e mban presionin e rrjetit stabil.

4. Ventilat

Për të menaxhuar si duhet ujin në rrjetin tuaj të mbyllur, nevojiten disa ventila specifikë:

  • Ventili për mbushje dhe shprazje: Përdoret për të futur ujë në sistem dhe për ta larguar atë kur është e nevojshme (p.sh., gjatë mirëmbajtjes).

  • Ventili çajrosës (ajrues): Gjatë mbushjes me ujë, ajri mund të mbetet i bllokuar në gypa. Kyeil lejon daljen e atij ajri, duke siguruar që rrjeti të jetë plotësisht i mbushur me ujë.

  • Ventili sigurues (i mbishtypjes): Ky është një element kyç sigurie. Nëse për çfarëdo arsye presioni brenda rrjetit rritet në nivele të rrezikshme, ky ventil hapet automatikisht dhe lëshon ujë për të ulur presionin dhe mbrojtur sistemin nga dëmtimi.

5. Antifriz (Lëngu për Mbrojtje nga Ngrirja)

Në modelet e pompave termike "monobllok", i gjithë shkëmbimi i nxehtësisë ndodh brenda njësisë së jashtme. Kjo do të thotë se uji nga shtëpia juaj duhet të udhëtojë jashtë, të hyjë në pompë dhe të kthehet mbrapsht. Për shkak se gypat dhe vetë pompa janë të ekspozuar ndaj temperaturave të jashtme që mund të bien nën 0°C, uji është në rrezik të vazhdueshëm ngrirjeje (veçanërisht kur sistemi nuk punon). Për këtë arsye, ujit të sistemit i shtohet antifriz (lëng kundër ngrirjes) për të garantuar që uji të mos ngrijë kurrë.

6. Gypat (Tubacionet)

Siç e përmendëm, pompa termike që ndodhet në oborr duhet të lidhet fizikisht me sistemin e ngrohjes brenda shtëpisë. Kjo lidhje bëhet përmes gypave. Kur një person mendon për instalimin, duhet automatikisht të llogarisë koston e këtyre tubacioneve, duke përfshirë largesinë nga pompa termike deri te pika më e afërt e lidhjes me rrjetin e brendshëm.

7. Termostati i Dhomës

Për një funksionim efikas dhe ekonomik, pompa termike ka nevojë për një "informator" të brendshëm i cili i tregon se sa është temperatura aktuale e dhomës. Ky është termostati i dhomës. Ai mat temperaturën gjatë gjithë kohës. Nëse temperatura e dëshiruar është arritur, termostati i dërgon sinjal pompës termike që të ndalojë punën (duke kursyer energji). Sapo temperatura bie nën nivelin e caktuar, ai e riaktivizon atë.

Pra, në kushte normale, këto janë pjesët përcjellëse kyçe për një sistem funksional me pompë termike. Kur llogaritni koston totale të instalimit, sigurohuni që të përfshini jo vetëm çmimin e vetë pajisjes, por edhe koston e të gjithë këtyre komponentëve thelbësorë.

Eksploroni gamën tonë të plotë të pompave termike ECOTEK për të gjetur modelin perfekt për nevojat tuaja. Për këshilla të personalizuara, ju lutemi na kontaktoni.

Kontakti

Konsultohuni me një profesionist lokal HVAC
Email: info@ecotek-ks.com
Telefon: +383 44 914 480

Jemi gjithmonë të lumtur t'ju ndihmojmë!

Ju pëlqej leximi?

Shkruani Emailin për të marrë njoftimet për artikujt më të fundit dhe këshilla për klimatizimin dhe ngrohjen.